INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ambasada amerikane i refuzon vizën, flet Vangjush Dako: Ja pse ma refuzuan, jam SUPERMAN, Basha i ka duart me gjak

Ambasada amerikane i refuzon vizën, flet Vangjush Dako: Ja pse ma refuzuan, jam SUPERMAN, Basha i ka duart me gjak

Publikuar më: 21:56 25-10-2018

Kreu i Bashkisë Vangjush Dako, në studion e “Opinion” në TV Klan, ka folur për refuzimin që i është bërë disa kohë më parë për vizën amerikane. Dako ka pranuar që i është refuzuar përkohësisht dhe nuk ka aplikuar më pas asaj here.

Të kanë refuzuar vizën për në SHBA?

Është e vërtetë që ma kanë refuzuar. Kam shkuar me vajzën time dhe me gruan për të marrë vizë, dhe kam bërë të gjitha proceduarat që duheshin. Ne fund një që ishte përtej sportelit, më tha “sa shtëpi ke” dy i thash unë, më tha “sa makina ke” tre i thash unë.

Për 24 orë më erdhi një vizë dhe më tha që të refuzohet, përkohësisht viza. Në bazë të një neni. Pash nenin dhe ishte për mungesë dokumentacioni dhe procedura. Nuk shkova me dhe nuk e di nëse e marrë apo jo. Nuk më kanë refuzuar të më thonë që na ti dhe unë të grisja pasaportën.

Kur paneli i gazetarëve i tha se ambasada amerikane mund të ketë patur dyshime për lidhje me persona të krimit, Dako u përgjigj:

“I shikon këto duart, i kam akullore. Nuk kam prekur kurrë as drogë as krim as vrasje. Asgjë. Jam akullore. Lulzim basha i ka duart me gjak”.

Ai u shpreh gjithashtu se ecën vetëm me shoferin gjatë fushatës dhe s’ka nevojë për persona të tjerë sepse ata nuk e përballojnë dot ngaqë bën shumë takime. Në këtë moment, Fevziu e pyet “Superman je?” dhe kreu i Bashkisë së Durrësit i tha “Po, Superman”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982