INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përgjimi me bandën e Avdylajve, a keni folur me ta? Dako: Flas me të gjithë, s’ka bir k*rve që më ndal...

Përgjimi me bandën e Avdylajve, a keni folur me ta? Dako: Flas me të gjithë, s’ka bir k*rve që më ndal...

Publikuar më: 21:12 25-10-2018

Kryetari i Bashkisë së Durrësit ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara së fundmi ku ai flet me anëtarët e bandës së Avdylajve të Shijakut. Ai ka thënë se si qytetar mund të ketë folur me çdo banor të Durrësit përfshirë edhe personat për të cilët bëhet fjalë në përgjimet e prokurorisë.

“Unë jam kryetar i Bashkisë së Durrësit, dhe për të marrë votën unë do komunikoj me çdo qytetar të Durrësit. Çdo familje që ka mbi 30-40 persona unë do shkoj dhe do kërkoj votën. Shkoj në çdo qendër elektorale dhe me personat e rëndësishëm të këtyre familjeve unë marr kontakte, marr kontakte për votat që do të marr.

“Jam anëtar i kryesisë së PS, dhe komunikoj me çdo qytetar për çështjen e votave. Kam përgjegjësi politike për Durrësin, unë nuk shikoj as certifikatën e gjendjes civile apo penale kur flas me qytetarët. Jam i zgjedhur dhe pushteti im buron nga vota e qytetarëve.

Jam njeriu qe i hap telefonin çdo qytetari te Durresit qe kur e kam marre ate numer.

Unë kur kërkoj votat nuk shikoj as diplomat dhe as dëshminë e penalitetit. Unë jam i bindur se kam zgjedhur.

S’ka bir k*rve që të ma marr mua, me të folur me telefon me qytetarët Durrësit. Me mesazhe mund të ma marrë vetëm Rama, por për telefonata jo.”, u shpreh Dako.

Kreu i Bashkisë së Durrësit, deklaroi se personazhi i dosjes së përgjimit të trafikantëve, i njohur si Niçja është një qytetar i Durrësit dhe kontaktet me të kanë ardhur si rezultat i takimeve të rastësishme në fushatë.

Dako: Niçja është një qytetar i Durrësit, pjesë e këtij grupi që është kapur. Në çdo fushatë, në takim elektoral takoj shumë njerëz dhe falenderoj këdo për çdo ndihmë që japin. Unë kontaktoj me njerëz të ndryshëm, u çoj letra falendërimi. Kurse Astriti është i vëllai i Niçes.

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447