INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vendet e Europës kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët

Vendet e Europës kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët

Publikuar më: 11:56 26-10-2018

EUROSTAT raporton se gjatë vitit 2017 numri i lejeve të qëndrimit të lëshuara për shqiptarët nga shtetet e Bashkimit Europian është 51 mijë e 685 më i lartë se i të gjithë shtetasve të vendeve të tjera. Numrin më të madh të leje qëndrimeve për shqiptarët e kanë dy vendet fqinje, Italia me 19.100 dhe Greqia me 16.468 dhe më pas Gjermania 6.100 dhe Franca 1.180. Numri i leje qëndrimeve në 2017 shënoi një rënie të lehtë krahasuar me vitin 2016, ku u dhanë rreth 59.000 leje qëndrime.

Të dhënat e EUROSTAT flasin se pjesa më e madhe e leje qëndrimeve për shqiptarët, rreth 29 mijë, u dhanë për arsye familjare, rreth 2.000 për arsye shkollimi dhe 5.000 për arsye pune.
Në vend të tretë për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit në vendet e Bashkimit Europian renditet Kosova. Gjatë vitit 2017-s nga vendet e Bashkimit Europian janë dhënë 26 mijë leje të reja qëndrimi për shtetasit nga Kosova, pjesa më e madhe e të cilave për arsye familjare.
Sipas VOA, vitet e fundit tendencat e emigrimit të qytetarëve shqiptarë vijojnë të mbeten të larta. EUROSTAT, thotë se më shumë se gjysëm milionë shqiptarë, pra gati 19.5% e popullsisë së vendit janë pajisur me lejeqëndrimi në vendet e Bashkimit Europian në dhjetë vitet e fundit. Numri më i madh i lejeqëndrimeve të lëshuara për shqiptarët u shënua në vitin 2008, me rreth 99 mijë dhe numri më i vogël në vitin 2013, me rreth 31 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771