INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentativë për vrasje në Vlorë!

Tentativë për vrasje në Vlorë!

Publikuar më: 09:18 10-04-2017

Këtë mëngjes në Vlorë është parandaluar një ngjarje që mund të kishte qenë fatale. Një pako me tritol është gjetur poshtë një makine të parkuar në qytetin e Vlorës, por që fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Tritoli mendohet se ishte vendosur gjatë natës poshtë sediljes në krahun e shoferit. Në vendngjarje mbërritën policia dhe forcat xheniere, të cilët çmontuan pakon e dyshimtë.
Makinës që i është vendosur tritol është në pronësi të Bashkim Brahimajt. Ka qenë vetë pronari i mjetit që konstatoi pakon e dyshimtë kur doli nga shtëpia për të çuar vajzën në shkollë.
Bashkim Brahimaj është vëllai i Isuf Brahimajt, i cili është vrarë në vitin 2014. Brahimajt i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë.
Hetuesit janë duke punuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje, që paraprakisht dyshohet se ka lidhje me trafikun e drogës.

Article Logic
Execution time: 0.0033791065216064