INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prezenca e flotës ruse në Evropë është rritur

Prezenca e flotës ruse në Evropë është rritur

Publikuar më: 09:12 10-04-2017

Aktiviteti detar rus në Evropë ka tejkaluar "me shifra të frikshme" nivelet e Luftës së Ftohtë, sipas një oficeri të lartë ushtarak të SHBA-së dhe NATO-s. Ai ka shprehur shqetësimin se kjo mund të përfundojë me ‘ndarjen dhe shkëputjen’ e Aleancës transatlantike.

Admirali Michelle Howard, i cili kryeson Komandën Aleate të Forcës të NATO-s në Napoli dhe komandon forcat detare amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se Rusia  ka arritur veprimet e saj detare vitet e fundit, edhe pse madhësia e marinës së saj është më e vogël se ajo e Luftës së Ftohtë.

“Jemi duke parë aktivitete të cilat nuk i kemi parë as në kohën e Bashkimit Sovjetik. Është aktivitet i paprecedent”, tha Howard për Reuters.

Howard përmendi një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë vendosjen e transportuesit rus të avionëve në Mesdhe, rritjen e patrullave në rajonin verior të  Atlantikut dhe Arktikut si dhe vendosjen e nëndetëseve dhe lëvizjes së tyre në Detin e Zi.

“Ajo është një flotë detare globale. E kuptoj këtë. Por, aktiviteti në Evropë ka lëvizur ndjeshëm në dy vitet e fundit’,  tha Howard.

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494