INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim në Vlorë, me vdekjen e një 39 vjeçari

Krim në Vlorë, me vdekjen e një 39 vjeçari

Publikuar më: 09:05 10-04-2017

Në mesnatën e së djelës një krimi ka tronditur Vlorën. Elidon Mehmeti, 39 vjeç, banues në Vlorë ka mbetur i vrarë si pasojë e një atentati në lagjen "Pavarësia" në zonën e Skelës.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në momentin kur ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij tip Ford.
Ndaj tij është qëlluar plot 15 herë, duke bërë që plagët e marra t'i shkaktojnë dëmtime të shumta në trup. Ai ndërroi jetë menjëherë, pasi u transportua në spitalin Rajonal të Vlorës.
Deri tani, janë shoqëruar në polici 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia dyshon se shkak për atentatit ndaj Elidon Mehmetit në mesnatë në Vlorë, ka qenë e shkuara e viktimës. Ndërkohë që një automjet i djegur është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne te "Ura e Mifolit", në aksion nacional Fier-Vlorë. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj 39-vjeçarit, Elidon Mehmeti.

Article Logic
Execution time: 0.0036098957061768