INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensionet në ajër, Trump ‘thyen’ në besë Kim Jong-un

Tensionet në ajër, Trump ‘thyen’ në besë Kim Jong-un

Publikuar më: 17:09 24-05-2018

Koreja e Veriut mban premtimin edhe pse tensionet me SHBA jane të larta. Peniani ka njoftuar se ka hedhur në erë tunelet bërthamore si një masë për të ulur tensionet në rajon.

Gazetarët e huaj rrëfyen se ishin dëshmitarë të një shpërthimi të madh. Popërtej veprimeve konkrete gjuha e ashpër dilpmtaike nuk ndalet një zyrtare koreanoveriore e ka quajtur më se fundi zvpresidnetin amerika Mike Pence një idiot.

Ndërsa ky i funidt i kërkoi Kim Jong un të mos luaj me Trump se do përfundonte si Gedafi. Mesa duket zhvillime të tilla e kanë çuar Donald Trump që të anulojë edhe samitin e 12 qershorit ku do të takohej me diktatorin Kim Jong un.

Në letrën dërguar diktatorit kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se shpreson ta takojë një ditë.

"Mezi prisja të të takojë. Por fatkeqësisht bazuar në zemërimin e madh dhe armiqësinë e hapur të shfaqur në deklaratën tuaj më të fundit, unë mendoj se është e papërshtatshme që ne të takoheni në samitin e planifikuar në Singapor’ thuhet në letrën e Trump.

Trump e përfundoi letrën e tij duke thënë se do të flasë me Kim nëse ndryshon mendje.

‘Bota, dhe Koreja e Veriut në veçanti ka një mundësi të madhe për të vendosur paqe dhe prosperitet. Dhe nëse mundësia humbet është një moment i trishtë i historisë’ përfundon letra e publikuar në twitter nga Shtëpia e Bardhë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822