INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bota mban frymën, çfarë pritet nga deklarata e Trump

Bota mban frymën, çfarë pritet nga deklarata e Trump

Publikuar më: 14:10 08-05-2018

Këtë të martë në mbrëmje pritet që presidenti Donald Trump të deklarojë se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin.

Të paktën kështu raportojnë mediat amerikane ndërsa vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një postim në rrjetin social twitter është shprehur se vendimin e tij do ta shpallë në orën 20 me orën tonë, por pa dhënë shumë detaje.

Por burimet diplomatike citojnë të përditshmet shprehen se të gjithë kretët e Europës, përfshirë Macron Merkel dështuan në përpjekjen për të bindur Trump se vendimi tij për tu tërhequr do të përshkallëzonte tensionet mes Teheranit dhe Perëndimit.

Kujtojmë se gjatë tre javëve të fundit Franca, Gjermani dhe Britania vijuan përpjekjet e tyre edhe me vizitën e liderëve më të lartë të shtetit , por duket se ata nuk mund të bindin dot kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Trump e ka cilësuar marrëveshjen bërthamore një cmenduri duke e akuzuar Iranin për moszbatim të saj dhe disa herë ka deklaruar se do ta largojë SHBA nga një akord i tillë.

Por nga ana tjetër presidenti Iranian Rouhani është shprehur se duke patur garancinë e BE do t’i qëndrojë besnikë marrëveshjes, edhe nëse SHBA largohet.

Ka qënë pikërisht përfaqësueja e Lartë e BE-së Mogherini e cila u shpreh se Unioni do të mbështesë dhe do të përmbushë detyrimet e tij në këtë marrëveshje e cila kërkon nga Irani të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0040369033813477