INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Donald Trump i akordon medalje ‘Mirënjohje’ artistes shqiptare

Donald Trump i akordon medalje ‘Mirënjohje’ artistes shqiptare

Publikuar më: 14:06 06-05-2018

Me rastin e 85 vjetorit të ditelindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Pikërisht me këtë rast gjatë ditës së sotme në Tiranë është organizuar edhe një aktivitet në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, (Akademisë se Arteve).

Në aktivitetin i cili pritet të zhvillohet rreth orës 18:30 do të marrë pjesë edhe  Presidenti i Republikës, Ilir Meta, Ministra nga Shqipëria dhe Kosova, Akademikë dhe personaliteteve të fushave të ndryshme.

Nexhmija Pagarusha një këngëtare dhe aktore shqiptare është cilësuar si mbretëresha e muzikës shqiptare apo edhe ‘ Bilbili i Kosovës'.

Në moshën 80-vjeçare artistja u bë edhe shtetase e Shqipërisë.

‘E dehun jam’, ‘Baresha’, ‘Ani more nuse’, janë disa nga kryeveprat e artistes së madhe.

Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë. Pas përfundimit të shkollës së mesme në Prishtinë, Nexhmija vijoi studimet për këndim solo (soliste) në Beograd.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105