INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksi  Kashar-Rrogozhinë. Ahmetaj: Investim kyç për zhvillim

Aksi Kashar-Rrogozhinë. Ahmetaj: Investim kyç për zhvillim

Publikuar më: 14:27 06-05-2018
 
''Rruga Kashar-Rrogozhinë e bën zonën e Rrogozhinës si lagje të kryeqytetit që të arrihet në 15 e maksimumi 20 minuta", kështu ka pohuar ministri i Financave Arben Ahmetaj gjatë turit “Puna për Shqipërinë që duam" në Rrogozhinë e Kavajë. Ai përsëriti se të gjithë do të japin llogari për atë që është bërë dhe nuk është bërë nga drejtuesit qendrorë dhe vendorë të socialistëve, duke e cilësuar këtë aks rrugor një investim kyç për zhvillimin e zonës.
 
Ahmetaj: “Qeverisja që nga Kryeministri, Ministrat deri tek drejtorët rajonalë dhe drejtorët lokalë, do t’i japin llogari këtij komuniteti."
 
Ndërsa në takimin e zhvilluar në njësinë Synej të Bashkisë Kavajë, Ahmetaj u ndal në diskutimin për taksat.
 
Ahmetaj: “Gati 85 mijë bizneseve ose ua bëmë taksën zero, ose ua ulëm taksën nga 15 në 5%. Vetëm 19 mijë bizneseve ua bëmë taksën nga 10% në 15%. Përsa i përket biznesit të vogël, që prek gati 500 mijë familje shqiptare, ne e ulëm taksën."
Turi i qeverisë do të vijojë deri në fund të muajit qershor në çdo bashki dhe qark të vendit, duke prekur të gjitha njësitë administrative. 
 
Article Logic
Execution time: 0.0020811557769775