INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tensione me BE-në? Deklaratë ‘shok’ nga Moska: T’i përvishemi punës…

Tensione me BE-në? Deklaratë ‘shok’ nga Moska: T’i përvishemi punës…

Publikuar më: 16:33 15-09-2018

Katër vjet pas fillimit të krizës së Ukrainës Rusia do të ripërtërijë marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe ka theksuar se Gjermania duhet të marrë një rol drejtues në këtë proces shkruan Deutsche Welle.

“Ne duam t’i përvishemi punës për rinovimin e shtëpisë së përbashkët europiane”, propozoi ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov gjatë një vizite në Berlin. Ai i bëri thirrje Gjermanisë, që në këtë proces të marrë një rol drejtues.
“Shumë gjëra varen nga pozicioni gjerman”, tha ai në kuadër të forumit gjermano-rus.

Qeveria në Moskë do ta përshëndesë, nëse Berlini ndërmerr iniciativën – pa kushte, tha ai.

Që pas aneksimit të gadishullit të Krimesë në detin e Zi nga Rusia më 2014 marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë janë tensionuar: BE vendosi sanskione ekonomike. Dialogu mes NATO-s dje Rusisë është tkurrur në minimum.

Të dyja palët i kanë përforcuar ndjeshëm trupat në afërsi të kufirit mes territorit të NATO-s dhe Rusisë.

Kancelarja Angela Merkel megjithatë u shrpeh kundër shfuqizimit të sanksioneve ndaj Rusisë. Merkel atje u takua me presidentët dhe kryeministrat e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Marrëveshja e Minskut nga viti 2015 ndër të tjera parashikon armëpushimin në Ukrainën lindore. Deri tani kjo marrëveshje është zbatuar pjesërisht dhe është shkelur herë pas here.

Trupat qeveritare ukrainase dhe separatistët pro-rusë akuzojnë reciprokisht njeri-tjetrin si përgjegjës për situatën.

Article Logic
Execution time: 0.0033679008483887