INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Panariti: T’u jepen fermerëve paratë e premtuara, hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse për digjitalizimin

Panariti: T’u jepen fermerëve paratë e premtuara, hiqni dorë nga shpenzimet marramendëse për digjitalizimin

Publikuar më: 16:23 15-09-2018

Ish ministri i bujqësisë dhe deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka kërkuar nga qeveria që t’u japë paratë e premtuara për subvencione fermerëve. Deklaratat, Panariti i bëri gjatë një takimi me fermerët në njësinë administrative Dardhas të Pogradecit. Panariti tha se qeveria duhet të heqi dorë nga shpenzimet e saj marramendëse për digjitalizimin  dhe investimet jo prodhuese, dhe të mbajë fjalën e dhënë fermerëve për paratë e subvencioneve.

‘’Ato para të cilat tashmë ju po i shpenzoni pa kursim për digjitalizim dhe investime jo prodhuese, hidhini tek fshati, hidhini tek fermeri në mënyrë që ai të jetojë me nder, në mënyrë dinjitoze dhe të mos marrë arratinë sikundër e ka marrë tashmë drejt emigracionit, por t’i kthehet punës dhe prodhimit. Ky është mesazhi jonë i qartë. Mesazh që unë e bëj në emër të fermerëve, të cilët unë i kam takuar me dhjetëra e qindra këto ditë në lëvizjet që kam bërë dhe që ka qenë një mesazh i zëshëm. Në rast se ju nuk i mbështesni fermerët ata nuk do të aplikojnë më. Nuk do të aplikojnë më sepse nuk do t’iu besojnë më”, tha Panariti.

Article Logic
Execution time: 0.003715991973877