INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka një zgjidhje për migrenën, vendimin e merr BE...

Ka një zgjidhje për migrenën, vendimin e merr BE...

Publikuar më: 14:27 01-08-2018

Ndoshta për shumë prej jush që keni probleme me migrenën zgjidhja është e afërt. Duke nisur nga shtatori i këtij viti pacientët do të jenë në gjendje të marrin një trajtim privat, nën licencën e BE.

Ky ilaç, i njohur ndryshe si “Aimovig” apo Erenumab, është projektuar për të bllokuar receptorin peptidik të genit të kalcitoninës, që mendohet të nxisë aktivizimin e migrenës.Aktualisht nuk ka shërim për migrenës, edhe pse një numër trajtimesh janë në dispozicion për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave.

Është trajtimi i parë dhe i vetëm i licencuar, posaçërisht për të parandaluar migrenën.Ai mund të merret vetë në shtëpi, një herë në muaj me anë të një stilolapsi auto-injektues. Nga provat e bëra, ka rezultuar se ky ilaç ka përgjysmuar numrin e pacientëve që vuajnë nga migrena në vetëm një muaj.

Ky ilac pritet të dalë brenda pak javësh në Britani. Në datë 30 korrik të këtij viti zyrtarët europianë i dhanë dritën jeshile edhe licensën për shitjen e këtij medikamenti .

Çmimi i tij nuk dihet ende.Shkencëtarëve britanikë iu deshën 3 dekada që të zhvillojnë ilacin por Më në fund, Komisioni Europian ka dhënë leje që të përdoret nga pacientët, të cilët kanë dhimbje nga migrena të paktën 4 ditë në muaj.

Migrena është një sëmundje neurologjike me dhimbje pulsative të kokës e shoqëruar me vjellje, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave dhe ndaj aromave.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033202171325684