INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Telashe në parajsë?! Pas thashethemeve se Stormi është vajza e truprojës, reagon Travis Scott, ka një ultimatum për Kylie [FOTO]

Telashe në parajsë?! Pas thashethemeve se Stormi është vajza e truprojës, reagon Travis Scott, ka një ultimatum për Kylie [FOTO]

Publikuar më: 19:30 10-05-2018

Krisje mes Kylie dhe Travis?!

Para pak ditësh në mediat online ndërkombëtare dhe ato shqiptare qarkulloi një teori nisur nga një foto se vajza e Kyliet, Stormi mund të jetë vajza e truprojës së tij dhe jo e Travis Scott. E gjitha kjo për faktin që ngjashmëria e tyre është shumë e madhe.

Ajo foto bëri xhiron e rrjetit dhe të gjithë po aludonin se ai ishte babai i vërtetë i vajzës së sapo sjellë në jetë nga ajo. Mirëpo këto fjalë sigurisht që kanë ngjallur edhe reagimin e Kylie, e cila është shprehur se ka qeshur shumë kur i ka dëgjuar këto. Fillimisht u raportua që Kylie dhe Travis Scott kanë qeshur me faktin se si truproja Tim Chung është përfshirë në këtë skandal pasi ai vetëm është kujdesur për ta.

Por nga e qeshura, gjërat janë bërë serioze. Travis Scott, duke u nisur nga problemet e Kanye Ëest me truprojat e Kim Kardashian, ka kërkuar një këshillë nga reperi amerikan se çfarë vendimi duhet të marrë, është shprehur një burim i afërt i familjes për Hollywoodlife.com. Siç raportohet nga media amerikane, Kylie ka shumë besim te truproja e saj, Tim, por Travis i ka thënë “O unë, o ai këtu”.

Travis i ka kërkuar Kyliet ta pushojë nga puna atë dhe të punësojë dikë tjetër që nuk është model.

sktr.png

Article Logic
Execution time: 0.0030629634857178