INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Teatri, ambasadori Soreca: Çështje delikate, i përket autoriteteve shqiptare

Teatri, ambasadori Soreca: Çështje delikate, i përket autoriteteve shqiptare

Publikuar më: 12:10 29-07-2019

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca ka komentuar lidhur me debatin më të fundit për Teatrin Kombëtar.

Sipas tij, institucionet duhet të marrin vendime të drejta, duke mos dhënë asnjë mendim, apo qëndrim të BE-së, lidhur me këtë çështje.

“Në dijeninë time, konkurrenca është e ndershme, përderisa procedurat e tenderit do të jenë të hapura deri në mesin e shtatorit” – tha Soreca, ndërsa shtoi se më shumë rëndësi ka zbatimi i ligjit.

Për kreun e BE-së në Tiranë, Teatri është që çështje që u përket të gjitha autoriteteve shqiptare, ndërsa e konsideron një çështje delikate. Soreca tha se duhet të ketë një qasje të drejtë dhe të ndershme për Teatrin.

Këto komente Soreca i bëri gjatë ceremonisë për ndihmën që do të japë BE për festivalin Za Fest.

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875