INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë europianë në krizë, habit studimi: Ja në cilin vend janë më të riskuar nga depresioni

Të rinjtë europianë në krizë, habit studimi: Ja në cilin vend janë më të riskuar nga depresioni

Publikuar më: 12:54 06-07-2019

Keqtrajtimi, ndjenjat e margjinalizimit dhe mungesa e arsimit dhe punësimit i shtyjnë të rinjtë europianë që të përballen me kriza të shëndetit mendor.

Këtë tregon një studim i fundit realizuar nga Eurofund, agjencia e BE-së e cila merret me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe të punës.

Sipas studimit bazuar në të dhënat e OBSH-së, Suedia (41%) kryeson listën e të rinjve që janë më shumë "në rrezik të depresionit", pasuar nga Estonia (27%) dhe Malta.

Në nivelin e përgjithshëm të BE-së, 14% e të rriturve të rinj janë në rrezik depresioni. Katër për qind e njerëzve ndërmjet moshës 15 dhe 24 vjeç tashmë vuajnë nga depresioni kronik.

Raporti përdor të dhënat e Anketës Evropiane të Cilësisë së Jetës (EQLS) nga viti 2016, dhe të dhënat ekzistuese nga niveli kombëtar dhe evropian. Ajo thekson ndikimin e krizës ekonomike tek të rinjtë.

Në Suedi, për shembull, kishte një rritje prej 60% të numrit të fëmijëve që gjetën veten në strehimin e emergjencave ndërmjet viteve 2011 dhe 2017. Në Holandë, numri i fëmijëve që u bë i pastrehë nga 2013 në 2018 u rritën me 60%. Në vende si Franca, Danimarka dhe Irlanda, një në tre persona të pastrehë është një fëmijë.

Përveç kësaj, tre nga 10 fëmijë ishin në rrezik varfërie.

Përveç arsyeve financiare, sipas sudimit del në pah edhe depresioni gjinor. Vajzat kanë më shumë gjasa të vuajnë nga simptoma depresive se të djemtë. Për shembull, Danimarka, Gjermania, Irlanda dhe Franca treguan zbrazëti gjinore.

Të rinjtë janë një grup në rënie në Evropë dhe raporti thotë se duhet të tregohet kujdes për të ofruar mbështetje për ta. Ai thotë se të rinjtë evropianë duhet të kenë qasje në mjedise sociale dhe shërbime shëndetësore mendore dhe fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0037832260131836