INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfitoni nga vera! Më shumë fruta e perime, mbani larg depresionin

Përfitoni nga vera! Më shumë fruta e perime, mbani larg depresionin

Publikuar më: 12:46 04-07-2019

Jemi në stinën kur frutat dhe perimet janë me bollëk dhe ne duhet të shfrytëzojmë sa më shumë këto ditë të verës për t’u ushqyer shëndetshëm.Frutat dhe perimet ndikojnë pozitivisht jo vetëm në anën fizike të trupit tonë por edhe në gjendjen psikologjike.

Sipas një kërkimi të realizuar nga Universiteti i Warwick në Britani nënvizohet se konsumimi i sa më shumë frutave dhe perimeve  në ditë përmirëson gjendjen psikologjike. Madje sipas ekspertëve  ndikon pozitivisht për të përballuar gjendjen psikologjike që përjetohet pas një divorci apo edhe kur je i papunë.

Hulumtimi britanik u bazua në të dhënat e 7108 personave. Ky nuk është kërkimi i parë që vërteton lidhjen mes frutave perimeve dhe shëndetit psikik. Pjesëmarrësve iu kërkua të zbulonin nëse kishin një diagnozë se vuanin nga depersioni apo ankthi dhe cili ishte stili i tyre i jetesës.

U pa se ata që hanin më shumë fruta dhe perime kishin më pak mundësi të vuanin nga depresioni e ankthi.

Mjekët këshilluan se duke ngërnë 7-8 porcione me fruta e perime në ditë ndihmon që të përballohet më mirë divorci e papunësia.Frutat dhe perimet përmbajnë molekula që kontrollojnë stresin oksidativ dhe inflamacionin, sepse ato janë të pasura me polifenole që gjenden në të gjitha frutat e kuqe dhe vjollce, si rrushi, boronica, manaferrat dhe disa perime jeshile me gjethe si selino.

Për më tepër, të gjithë polifenolët e frutave dhe perimeve janë 'molekula të sinjaleve' që janë në gjendje të komunikojnë drejtpërdrejt me ADN-në tonë, duke i lejuar qelizat tona të përshtaten me mjedisin dhe të reagojnë ndaj stresit oksidativ.

Article Logic
Execution time: 0.0037820339202881