INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më shitje në rrugë, Bashkia hap treg me standarte

Jo më shitje në rrugë, Bashkia hap treg me standarte

Publikuar më: 12:24 28-12-2016

Një tjetër treg me standarde e kushte më të mira higjenike i shtohet kryeqytetit, duke rritur sigurinë ushqimore për qytetarët e Tiranës, por njëkohësisht zgjidh edhe problemin e zënies së hapësirave publike.
Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj inspektoi tregun e ri të fruta-perimeve që ndodhet në Njësinë Nr. 2, ku vlerësoi faktin se falë këtij investimi përfitojnë 52 familje, të cilat deri dje tregtonin në rrugë, kurse sot kanë mundësi të shesin produktet e tyre në një treg të posaçëm.
Erion Veliaj:
“Sot kemi ofruar një mundësi për 52 fermerë që të lënë rrugën, të lënë trotuarin, që familjet të mund t’i aksesojnë shtëpitë e tyre lirshëm, që mund të ecin në trotuar me karrocë lirshëm, por ama pa u hequr mundësinë që të bëhet biznes i pastër nga të gjithë ata tregtarë, fermerë të zonës së Tiranës. Unë i di të gjithë ata njerëz, që në pamundësi për të bërë ndonjë punë konkrete, vënë gishtin dhe vetëm tregojnë. Por nuk zgjidhen punët e qytetit me histeri, zgjidhen duke u dhënë njerëzve një mundësi”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte të zonës duke kontribuar edhe në ekonominë e shumë familjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667