INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të rinjtë e politikës në protestë tek Ambasada Franceze [FOTO]

Të rinjtë e politikës në protestë tek Ambasada Franceze [FOTO]

Publikuar më: 13:40 11-01-2017

Siç dhe lajmëruan një ditë më parë të rinjtë e LRI dhe shumë të tjerë nga parti të tjera janë mbledhur pranë Ambasadës Fraceze në Tiranë për të kërkuar lirimin e liderit të AAK Ramush Haradinajt, që mbahet i ndaluar në Francë për llogari të Serbisë. Atyre u janë bashkuar dhe qindra qytetarë të tjerë dhe në mënyrë simbolike janë drejtuar dhe tek busti i Adem Jasharit heroit legjendar të Kosovës.

harad.jpg


Protestuesit thanë se Franca nuk duhet të bëjë lojën e Serbisë, pasi Haradinaj është shpallur i pafajshëm për akuzat për krime lufte më herët dhe nga Gjykata e Hagës. Në protestë ishin drejtuesit e forumeve politike të FRESSH, LRI, FRPD, Klubi i Patriotëve të Rinj Shqiptarë, AK dhe Forumi Rinor i Partisë Fryma e Re Demokratike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482