INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Të pathënat e mafies shqiptare tani në një dokumentar me personazhe realë[VIDEO]

Publikuar më: 14:36 24-01-2019

Gazetari spanjoll investigative, David Beriain ka realizuar një dokumentar për mafien shqiptare. Dokumentari është transmetuar në Itali në kanalin “Tv Nove”, ku gazetari flet për mafien shqiptare duke e përshkruar si “një organizatë brutale dhe efiçente që ka marrë udhë gjatë viteve të luftërave ballkanike”.

Gazetari flet për trafikantë të lidhur me qarqe politike të cilët janë fuqizuar gjithnjë e më shumë.
Për më tepër ai ka realizuar një intervistë me një trafikant shqiptar i cili pret në brigjet e Italisë një ngarkesë 5 kg kokainë t’i vijë me skaf nga Shqipëria, ndërsa shfaqet me fytyrën mbuluar dhe zërin e transformuar.

PJESË NGA INTERVISTA:
Gazetari italian: Pse transportoni ngarkesa prej 5 kilesh dhe jo ngarkesa më të mëdha?
Trafikanti shqiptar: 5 kg është më e lehtë. Nëse humb një person nuk më intereson. Nëse humbas 100 kg më intereson shumë.
Gazetari italian: Më fol për mafien shqiptare si do e përshkruaje?
Trafikanti: I kam si familje, ti do flisje për familjen. Unë nuk flas për familjen

 

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885