INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rrëfimi i gazetarit të infiltruar: Ju tregoj si funksionon mafia shqiptare [FOTO]

Rrëfimi i gazetarit të infiltruar: Ju tregoj si funksionon mafia shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 18:50 17-11-2018

Mafia shqiptare si funksionon, kjo do të jetë tema e një cikli dokumentarësh ku zbulohen sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin.

Por këtë herë gazetari Beriain ka përfshirë në ciklin e tij të dokumentarëve edhe mafian shqiptare.

Mediat spanjolle raportojnë se në dokumentarë t e Beriain mafia shqiptare do të zërë një vend të veçantë, për shkak edhe të mënyrës sesi udhëhiqet, e varur ende nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Gazetari gjithashtu do të tregojë sesa lehtë ndryshohet identiteti në vendin tonë dhe thekson se grupe kriminale drejtohen dhe nga adoleshentë në Shqipëri.

“Unë regjistrova për herë të parë “Clandestino” në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain.

sp.JPG

Article Logic
Execution time: 0.030050039291382