INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të papritura në “Përputhen +40”/ Konkurrenti nxjerr fotot “demaskuese”, Ndriçimi HABIT me veprimin e tij!

Të papritura në “Përputhen +40”/ Konkurrenti nxjerr fotot “demaskuese”, Ndriçimi HABIT me veprimin e tij!

Publikuar më: 19:34 24-04-2021

Debate mes Armandos dhe Ndriçimit që nisi javën e kaluar në emision, vazhdoi edhe sot.

Armando thotë se ka disa foto ku Linda dhe Ndriçimi janë takuar jashtë studios .”Unë disponoj ca foto, ku para se të takoheshin kanë qenë në një takim. Kam shumë foto”.

Në foto, duket Linda dhe Ndriçimi, në makinë pasi kishin darkuar me të gjithë konkurrentët e “Për’puthen +40”.
Ndriçimi: I kërkoj falje të gjithëve, ishim në një drekë të gjithë bashkë, kemi bërë teatër si të them. Aty ishim privat, ishim në buzëqeshje e sipër dhe nuk e di tani, pse po bënte foto ky.
Armando thotë se hakmarrja e tij është më e egër dhe përqafon Ndriçimin: “Kjo është hakmarrja ime”.
“Nauni në një foto me Lindën, kanë qenë në makinë bashkë dhe kanë thurur plane. Kam përshtypjen se ka skenar nga Çimi dhe Linda”.

Pas replikës së Stelës, se ky debat i duket i tepruar, Armando i kundërpërgjigjet: “Kam ca gjëra edhe për ty, pa merak, do të tregoj ca gjëra”.

Madje, Armando përpiqet të ndërpresë dhe takimin 4-minutësh në studio mes Gilbertës dhe Ilirit. “Kam edhe për ty, si jo!”

Gjatë debateve të forta mes Armandos dhe Ndriçimit, ky i fundit përpiqet të puthë Stelën.

Ndriçimi shprehet se “Armando e ka personale me të ngaqë ka përqafuar Stelën”. Në debat e sipër, ai thotë Stelës: Ta puth pak në buzë. Stela shmanget dhe kështu ai i jep një puthje në faqe.

Armando ka qenë më parë në takim me Stelën, por nuk shkoi mirë dhe Stela tha se nuk i jepte energji të mirë, e bëri të ndihej keq dhe në siklet.

Article Logic
Execution time: 0.0031430721282959