INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë janë kuriozë të dinë KUSH është partneri i saj misterioz, Eliona Pitarka tregon PSE nuk e zbulon!

Të gjithë janë kuriozë të dinë KUSH është partneri i saj misterioz, Eliona Pitarka tregon PSE nuk e zbulon!

Publikuar më: 18:32 09-09-2021

Eliona Pitarka është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj personale, duke u munduar ta mbajë larg vëmendjes së mediave.

Aktorja ishte e ftuar në sezonin e ri të “Abc e pasdites” ku për herë të pare pas lindjes ndau detaje nga jeta e saj si nënë. E pyetur për bashkëshortin dhe pse nuk e shfaq atë, aktorja tha se ai e urren vëmendjen.

‘Ai e urren qendrën e vëmendjes. Desi nuk donte ta nxirrnim Galën dhe kemi pasur një luftë të vazhdueshme deri sa ju mbush mendja. Sipas tij, ajo duhet ta zgjedhë vetë nëse do ta dalë dhe ndoshta mund t’i ushtrojë presion kur të rritet. Unë shoh të mirat, benefitet’.

Article Logic
Execution time: 0.0036139488220215