INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari shqiptar ndan me ndjekësit lajmin e ëmbël; bëhet baba për herë të dytë!

Këngëtari shqiptar ndan me ndjekësit lajmin e ëmbël; bëhet baba për herë të dytë!

Publikuar më: 17:32 09-09-2021

Një ndër këngëtarët më të pëlqyer nga publiku shqiptar është bërë sot baba për herë të dytë. Bëhet fjalë për vokalistin e grupit NRG Band, Besnik Qaka.
Lajmin e bëri të ditur vetë Besniku nëpërmjet rrjetit social Instagram ku zbuloi se ai dhe bashkëshortja, Lolita janë bërë me djalë.

Besniku postoi një foto ku shihen duke mbajtur djalin në krahë dhe tregoi se kanë vendosur ta quajnë Jan.

“Sot me datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, shkruan këngëtari teksa ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe fansat e tij

Kujtojmë se artisti është baba edhe i një vajze, 3 vjeç.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445