INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë i dolën kundër Donaldit pas afrimit me Beatrixën, Arbana Osmani ka dy fjalë për Bora Zemanin

Të gjithë i dolën kundër Donaldit pas afrimit me Beatrixën, Arbana Osmani ka dy fjalë për Bora Zemanin

Publikuar më: 20:28 01-12-2021

Donaldi pranoi dje se e pëlqen Beatrixin dhe po bën atë që do, duke hequr dorë kështu nga dashuria me Borën. Kjo ka shtangur shumë persona, por më shumë ata që janë afër Borës. Pas deklarimit të Donaldit, Arbana Osmani i dha një mesazh nga ekrani Bora Zemanit. Moderatorja tha se në çfarë situate ndodhet ishi i Donaldit.

Arbana tha:

Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin.

Article Logic
Execution time: 0.0030398368835449