INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë e dimë përmendësh 'Vajza është si banania', por me siguri nuk e dinit nga është frymëzuar Dashnor Diko për këngën [FOTO]

Të gjithë e dimë përmendësh 'Vajza është si banania', por me siguri nuk e dinit nga është frymëzuar Dashnor Diko për këngën [FOTO]

Publikuar më: 18:11 27-07-2019

Kënga e këngëtarit të mirënjohur Dashnor Diko, "Si Banania" vazhdon sot e kësaj dite të dëgjohet edhe pse është publikuar në vitet '90.

Teksti i kësaj kënge ka bërë shumë bujë e sidomos refreni: "Një zë flet vajza është si banania. Të shijon kur e zhvesh, e prek ti vet. Por kujdes, por kujdes nga banania".

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Treshat", Diko u pyet nga Bora Zemani se nga u frymëzua për këtë këngë.

Dashnor Diko tregoi se tekstshkruesi Alqi Boshnjaku e ka shkruar këngën teksa ishte në një udhëtim dhe rrugës kishte me vete një qese me banane nga të cilat u frymëzua duke krijuar këngën që la gjurmë në muzikën shqiptare.

hedth.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605