INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Të dua tani e…''/ Pranoi lidhjen me Robertin dhe u bë shkak për ndarjen nga Nora? Reagon modelja shqiptare: Nuk ka asgjë të keqe...[FOTO]

''Të dua tani e…''/ Pranoi lidhjen me Robertin dhe u bë shkak për ndarjen nga Nora? Reagon modelja shqiptare: Nuk ka asgjë të keqe...[FOTO]

Publikuar më: 13:34 26-02-2020

Teksa prej kohësh përflitej për një lidhje të re të Robert Berishës me një modele shqiptare pas ndarjes së tij nga Nora, tashmë duket se fjalët kanë qenë të vërteta.

Kësaj here ka qenë pikërisht bukuroshja Xhesika Kadiu ajo që ka thyer heshtjen, duke konfirmuar lajmin për romancën mes saj dhe këngëtarit kosovar, e cila tashmë mesa duket tashmë ka përfunduar.

true.jpg

 

Përmes një postimi në Instastory, Kadiu ka pranuar hapur për lidhjen e saj me Robertin, ndërsa thekson se kjo ka ndodhur pasi ai ishte ndarë nga Nora. Sipas saj, të qenurit në një lidhje me Robert Berishën nuk është një krim dhe se nuk ka pse e fsheh një gjë të tillë.

Pas kësaj deklarate, Jessica ka sqaruar se nuk hyri në mes të Robertit dhe Norës, gjithçka ka ndodhur pas ndarjes së tyre.

“Desha të sqaroj edhe diçka para se të ketë më shumë hapësirë për gjykim: unë NUK shkatërrova një familje. Unë NUK shkatërrova një martesë. Lidhja ime me Robertin ka filluar shumë më vonë pasi ata i dhanë fund martesës së tyre. Un jam rritur nga një familje e bukur që kanë moral dhe respekt, ku më kanë mësuar të dalloj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të gjithë ju të filloni të gjykoni, kujtoni që ndoshta kjo është një situatë që jo të gjithë ju mund ta kuptoni dhe nuk ka asgjë të keqe, por po kërkoj nga ju të gjithë të mendoni para se të flisni dhe të bëni akuza të pavërteta”, shkruan modelja.

wantet.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039131641387939