INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift në

Taylor Swift në "X-Men:Apocalypse"? Lajme të këqija!

Publikuar më: 11:17 03-05-2016

Lajme të këqija për fansat e Taylor Swift!

Artistja 26 vjeçare nuk do të shfaqet në “X Tayl: Apocalypse”. Së fundmi kishin qarkulluar zëra se ylli i muzikës pop do të aktronte në filmin e ardhshëm të njerëzve mutantë, por për fatin e keq të fansave, nuk do të jetë kështu. Fillimisht ishte përfolur gati një vit më parë, por gjatë fundjavës thashethemet u intensifikuan, me fansat që parashikuan edhe rolin që Taylor do të luante, mutanten Dazzler. Gjithçka filloi kur aktorja Sophia Turner ( e cila do të portretizojë Jean Grey-n në filmin e ardhshëm) postoi një foto së bashku me Tye Sheridan (Ciklopi) ku mbante një album Dazzler së bashku me një mbishkrim bnë të cilin i referohej Taylor Swift si këngëtares së saj të preferuar. Kaq mjaftoi dhe fansat u çmendën. Por shumë shpejt ëndrrat e tyre u shuan pas burime për E Online bënë me dije se Taylor nuk do të jetë fare pjesë e këtij realizimi kinematografik.

Article Logic
Execution time: 0.0038681030273438