INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift na sjell të gjithëve një dhuratë për ditëlindjen e saj, ndan jetën në kapituj video! [VIDEO]

Taylor Swift na sjell të gjithëve një dhuratë për ditëlindjen e saj, ndan jetën në kapituj video! [VIDEO]

Publikuar më: 13:21 14-12-2016

Ajo është shfaqur në media muajt e fundit për zënka me artistë dhe ndarjet e njëpasnjëshme me Calvin Harris dhe Tom Hiddleston, por Taylor sapo gjeti mënyrën për t’u rikthyer në zemrën e fansave.

Artistja amerikane mbushi 27 vjeç dje, por në vend që të merrte dhurata ishte ajo që e bëri një të tillë: eksperienca reale të jetës së saj në video. Ndërkohë që fansat po presin albumin e saj të radhës, mund të ngushëllohen me Taylor SWift NOW, që do të përfshijë video origjinale nga jeta e Swift, me komentimin e asaj vetë. Ky është një aplikacion i lançuar nga AT&T, në të cilin do të shfaqen kapituj të ndryshëm nga jeta e Taylor, që do të komentohen nga ajo ndërsa tregon se çfarë ka ndodhur. Fillon me nisjen e karrierës së saj dhe kushedi se ku do të përfundojë. Fakti është që do të mund të përjetoni copëza të ndryshme nga jeta e Taylor Swift dhe ajo që do ta tregojë përrallën është ylli i popit më i suksesshëm në botë, dora vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492