INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taylor Swift impresionon sërish, këtë herë me milionat e saj

Taylor Swift impresionon sërish, këtë herë me milionat e saj

Publikuar më: 11:45 12-07-2016

Perveç dashurisë, Taylor Swift ka edhe diçka tjetër për të festuar.

Këngëtarja e pop-it vitin e kaluar pati një sukses të padiskutueshem me albumin e saj dhe tour-in shoqërues, i cili u shpall si më fitimprurësi. Rezultatet e suksesit të Taylor duken edhe sot, duke qenë se ajo kryeson listën e 100 personazheve publik më me shumë fitime për vitin 2015-të. Ka qenë revista prestigjoze Forbes që ka publikuar klasifikimin e përvitshëm, ku Taylor mban vendin e parë, duke grumbulluar 170 milionë dollarë. Ndërkohë çifti më i pasur është shpallur sërish Jay Z dhe Beyonce, një titull që mund ta mbante Taylor, nëse ende do te ishte në lidhje me DJ skocez Calvin Harris!

Article Logic
Execution time: 0.0037968158721924