INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taulant Balla, opozitarët jo transparentë të japin llogari. Po për çfarë?

Taulant Balla, opozitarët jo transparentë të japin llogari. Po për çfarë?

Publikuar më: 13:09 24-09-2018

Kreu i Grupit të PS, Balla ka akuzuar sot opozitarët në lidhje me mungesën e transparencës të mnyrës se si janë dhënë asetet biznesmenëve të ndryshëm. 

Së pari ai akuzoi ish-ministrin e Bujqësisë, Panaritin që sipas tij firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. “Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash,” tha Balla.
Taulant Balla komentoi dhe mungesën e opozitës në sallë duke thënë se nuk bëhet politika nga salla hotelesh dhe hodhi dyshime të forta në lidhje me pagesat e këtyre ambienteve. “Sot shqiptarët do të dëgjojnë historinë pseudo qesharake të opozitës sonë. A mund ta besojë kush në Shqipëri që mund të flasë për gjoba kundër oligarkëve gjobaxhiu Lul Basha? Por Lulzimi para se të drejtojë gishtin tek vëllzërit apo kunetërti tanë, le të sqaojë për të vetët. Nuk mund të bësh ligje ti Lulzim në hotele, sallat e të cilave nuk dihet kush ‘ti paguan, dhe si paguhen. Sa për luftën kundër oligarkëve, nuk ka asnjë zgjidhje të mirë sesa prokuroria apo zgjidhja anti korrupsion,” theksoi deputeti socialist.
Në fund të fjalës ai i kërkoi Ministrit Peleshi, që duhet të nisë një audit i plotë që të gjitha ato toka që janë dhënë me qera po që nuk janë përdorur, nuk kanë krijuar vende pune duhet t’i kthehen shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0038859844207764