INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Takime intensive. “Qeveri e besimit” dhe ecejaket e Edi Ramës [VIDEO]

Publikuar më: 16:12 05-04-2017

Një ditë e ngjeshur kjo e mërkura për mazhorancën e majtë. Kryeministri Edi Rama ka mbërritur shumë herët në zyrën e aleatit kryesor në qeveri, ku qëndroi për rreth 90 minuta kokë më kokë me Ilir Metën. Takimi është i pari pas deklaratës së kreut të LSI për “qeveri besimi”. Ata janë kujdesur që mos të dalë asnjë detaj në media. Megjithatë lëvizjet e Edi Ramës nuk u ndalen këtu. Për më shumë se një orë ai ka pritur në zyrë Gramoz Ruçin, Erion Veliajn si edhe Saimir Tahirin. Pas largimit të tyre menjëherë në zyrën e Kryeministrit ka mbërritur ministri i drejtësisë, numri 2 i LSI Petrit Vasili.
Edhe pse kanë kaluar në heshtje të gjitha takimet e zhvilluar nga kryeministri Rama, mesazhet kanë qenë të drejtpërdrejta nga zyrtarët të lartë të PS. Sot ishte ministri Fatmir Xhafaj i cili i përcolli këtë mesazh Ilir Metës.
Dhe LSI nuk ka qëndruar në heshtje. Nëpërmjet ministrit Edmond Panariti ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë tryezë dialogu politik për zgjidhjen e krizës politike ne vend.

Article Logic
Execution time: 0.00370192527771