INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike. Rama 2 ditë heshtje

Situata politike. Rama 2 ditë heshtje

Publikuar më: 11:18 04-04-2017

Dita e marte për Kryeministrit Edi Rama ka filluar shumë shpejt. Që në orën 09:00 të mëngjesit kreu i qeverisë u takua për gati një orë me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu dhe zyrtarin e DASH, Aleksandër Arvizu, njëherësh ish-ambasador në vendin tonë. Ndonëse temë e diskutimeve zyrtarisht është lufta ndaj kanabisit, ka shumë gjasa që biseda mes zyrtarëve amerikanë dhe kryeministrit të jetë fokusuar tek aktualiteti politik. Nisur edhe nga deklaratat e fundit të Kryeparlamentarit Ilir Meta se s’mund të ketë zgjedhje pa opozitën, tashmë ai ka avancuar në qëndirmet e tij ku kërkon një qeveri “besimi”. Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë mesazh politik që prej darkës së 2 prillit të mbajtur në një nga restorantet e Pazarit të Ri, por aleati i tij Ilir Meta ka dhënë një nga mesazhet më të forta për qeverinë e drejtuar nga Rama.
Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do mbajë kreu i qeverisë mbi këtë mesazh të qartë të Ilir Metës, por reagimi i tij pritet me interes, pasi mund të “vulosë” edhe fatin e koalicionin për 4 vitet e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035629272460938