INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Identifikohet autori i sulmit në Shën Petërburg [VIDEO/FOTO]

Identifikohet autori i sulmit në Shën Petërburg [VIDEO/FOTO]

Publikuar më: 11:00 04-04-2017

Zbulohet autori që dyshohet se ka gishtë në sulmin e djeshëm në Petërburg. Ai është Akbarjon Djalilov 22-vjeç nga Rusia por me origjin nga Kirgistani.

Në kamerat e sigurisë së metrosë është filmuar djali i ri që mban veshur një xhup të kuq, me kapuç e syze dhe në shpinë mban një çantë. Po ashtu shihet se i riu ka vendosur pajisjen e dytë të shpërthimit, e kamufluar si bombol gazi zjarrfikësish, e cila u gjet dhe u çaktivizua në një tjetër stacion aty pranë. Sipas raportimeve të para u tha se pas sulmit fshihej një person tjetër, fotot e të cilit u publikuan dje. Bëhej fjalë për një person me mjekër, veshur me të zeza. Por pas publikimit të fotove në media, ai u vetë dorëzua në polici, ndërsa këmbëngulte se ishte i pafajshëm. Ndërkohë, Shërbimet e Inteligjencës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zyrtarët ishin të kujdesshëm për të mos dalë në përfundimin se bëhej fjalë për terrorizëm, por thanë se shpërthimi ishte duke u hetuar si një akt i mundshëm terrorizmi. Mediat ruse raportuan se vendosja e lëndës shpërthyese ishte e qëllimshme.
Megjithatë pistat kryesore ku janë fokusuar autoritetet ruse për hetimin e sulmit, janë “radikalizmi” i lidhur me Shtetin Islamik si dhe nacionalizimi.

Këto janë pamjet  që tregojnë masakrën brenda metrosë në Shën Petersburg, ku humbën jetën 14 persona dhe 50 të tjerë u plagosën. Sulmi terrorist ndodhi pasditen e djeshme.

3EE707BA00000578-4375518-An_injured_person_walks_outside_Sennaya_Ploshchad_metro_station_-a-7_1491243878595.jpg

7-6.jpg

6-2.jpg5-4.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0042009353637695