INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë për borxhet e klub Tiranës. Veliaj vendos ti lajë shpejt…

Lajm i mirë për borxhet e klub Tiranës. Veliaj vendos ti lajë shpejt…

Publikuar më: 15:56 05-04-2017

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ndryshimet në buxhet ku dhe do të nisë likuidimi i borxhit të Klubit të Futbollit Tirana.
Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se ky është një detyrim pasi Bashkia e Tiranës është aksionere në Klubin e Futbollit Tirana, por edhe një angazhim që Bashkia e ka marrë përpara tifozëve e simpatizantëve të këtij klubi në datë 25 janar të këtij viti.
“Nga një angazhim për ta paguar të gjithë borxhin e klubit të Tiranës në 10 këste, ne po e bëjmë me dy këste, ku propozoj që ne të paguajmë 50% të këtij borxhi që është rreth 400 milionë lekë. Ashtu siç kemi shlyer 60% të borxheve për punë publike që trashëguam në Bashkinë e Tiranës, në vitin tonë të parë, ashtu do t’i dalim zot edhe këtyre detyrimeve të trashëguara që nuk i krijuam ne, por që i kemi peshqesh nga keqmenaxhimi dhe abuzimet e atyre që sot tifozerinë e bëjnë në çadër dhe jo në stadium”, theksoi Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324