INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim me Kardinal Ernest Troshani, çfarë u diskutua?

Takim me Kardinal Ernest Troshani, çfarë u diskutua?

Publikuar më: 16:27 07-09-2017

Në selinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta sot ka mbërritur një personazh sa i veçantë aq dhe shumë i dashur për të gjithë. Bëhet fjalë për Kardinalin Ernest Simoni, i cili për rreth 60 minuta ka bashkëbiseduar me kreun e shtetit. Zyra e shtypit e Presidencës ka përcjellë për mediat dhe detaje të takimit nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

Njoftimi i Presidencës:
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani).
Presidenti Meta e uroi Kardinal Simonin për përmbushjen me sukses të misionit papnor si i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe kryesues i liturgjisë së shenjtë në ceremoninë e shugurimit të Katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë dhe shprehu sërish mirënjohjen për urimin e Papa Françeskut me rastin e zgjedhjes së tij President i Republikës.
Duke u ndalur veçanërisht në rolin e posaçëm të Kardinalit Simon për forcimin e besimit, paqes, vëllazërisë, begatisë e dashurisë mes shqiptarëve, e siguroi Eminencën e Tij për mbështetjen e Presidentit në misionin e tij të shenjtë në shërbim të Zotit dhe të kombit shqiptar”.

Article Logic
Execution time: 0.0034458637237549