INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA nën “pushtimin” e uraganeve / VIDEO

SHBA nën “pushtimin” e uraganeve / VIDEO

Publikuar më: 16:20 07-09-2017

Pas “Harvey”, uragani “Irma” po shkatërron çdo gjë që i del përpara. Sipas autoriteteve bilanci i viktimave të uraganit ka ndryshuar, duke regjistruar 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur. Lajmin e bën të ditur prefekti i ishullit të Guadalupes, Eric Maire, i cili thotë që numri nuk është akoma përfundimtar, duke qenë se ka vështirësi në komunikim me Saint-Martin dhe Saint-Barthelemy, zonat më të goditura së bashku me Barbuda, ku era ka arritur shpejtësinë më shumë se 300km/orë. 90% e ishullit është shkatërruar plotësisht, por dëmet janë të pallogaritshme deri në tërheqjen e ujit. Ndërkohë, autoritetet amerikane paralajmëruan banorët të përgatiteshin për një uragan me fuqi rekord që po i drejtohet Floridas, ndërkohë që kjo stuhi e quajtur Irma solli shkatërrime dje dhe sot në Karaibe. Stuhia e kategorisë së 5-të me erëra të fuqishme, është më e fuqishmja e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik. Qendra Kombëtare Amerikane për Uraganet tha se “përbindëshi” u drejtua për në ishujt Virxhin, ndërsa alarmi për uragan kishte disa ditë që ishte vendosur në Karaibe, përfshirë edhe Porto Rikon, Republikën Dominikane, Haitin dhe Bahamasin.

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938