INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Teoria shpresëdhënëse e studiuesve. Edhe kur renditesh i dyti mund të bëhesh fitues [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 07-09-2017

Nëse në vendin e punës, në konkurse të ndryshme, apo në evente sportive renditeni gjithmonë në vend të dytë, nuk duhet të shqetësoheni. Ju në të vërtetë jeni fitues. Ky është zbulimi i profesorit  të asociuar të strategjisë dhe shkencës së sjelljes në Shkollën e Biznesit të Warwick,  Chengwei Liu, i cili thotë se ata që fitojnë shpesh në të vërtetë kanë aftësi inferiore. Dr Liu e bazon teorinë e tij në një studim të kryer me ekipin e tij në vitin 2012. Ata krijuan një model të një loje me 50 raunde ku morën pjesë pesë milionë lojtarë. Sidoqoftë, studiuesit zbuluan se lojtarët që përfunduan në krye ishin rreth pesë pikë për qind më pak të aftë se ata që ishin më poshtë në renditje. Studimet e mëtejshme nga Dr Lui konfirmuan teorinë e tij: duke vlerësuar 7,000 kompani amerikane të listuara publikisht, ai gjeti ato që performuan më mirë një vit, por rezultoi se ato vitin tjetër u mundën nga kompanitë që ishin renditur në vend të dytë. Dr Liu beson se ne vendosim shumë theksin tek të qenit fitimtar, dhe kjo nuk duhet të jetë kështu. "Duhet t'i kushtojmë vëmendje fituesit të dytit ", tha ai. "Fituesit nuk duhet ti marrin të gjitha." Ka shumë shembuj nga kultura popullore ku ata që nuk kanë fituar kanë qenë më të suksesshëm se ata që u renditën në krye.

Article Logic
Execution time: 0.0041160583496094