INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri akuzon të gjitha “racat”, politikanët e analistët! Kam dosjen...

Tahiri akuzon të gjitha “racat”, politikanët e analistët! Kam dosjen...

Publikuar më: 12:30 24-10-2017

Tahiri në një deklaratë të lajmëruar vetëm 30 minuta para konferencës ka shprehur shumë mllef në lidhje me të gjithë që kanë komentuar dhe abuzuar me çështjen e tij. Madje thekson se mbi të po hidhet baltë, e herë e bëjnë fajtor e herë viktimë.
“Politikës i ka ardhur rasti që llumin e politikës së 25 viteve ta hedhë mbi mua, që nuk kanë kursyer as vrasjet për të mbuluar vjedhjet. Unë u them rrini, unë do e përballoj edhe këtë. Për të fryrë mbi mua me politikë të mbrapshtë, të pisët unë unë u them rrini rehat se unë do e përballoj.  Unë do të jem në atë shteg për të kërkuar të drejtën time dhe jo me fjalë dhe as me llafe apo thashetheme, por me prova. Për mua ka rëndësi sot, vetëm e vërteta dhe e drejta ime. Të drejtën dua ta gjej vetë, pa ndihmë dhe pa mbështetje, jam qytetar i thjeshtë. Siguriova këtë dokumente nga prokuroria e Katanaias. Dhe thotë se Saimir Tahiri nuk rezulton sot dhe më herë që të ketë pasur procedim penal nga Katania. Pra prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë herë një lidhje të vetme me mua për të nisur një procedim ndaj meje. Si ka mundësi që prokuroria jonë, që brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim. Në ato përgjime flitet për një Saimir që ka kamion dhe merret me thasë drogë, pra nuk mund të jem unë edhe bosi edhe shoferi edhe hamalli i drogës. Luli dhe Monika si kukullat më ekzemplare të shefave të tyre. Si nuk mori kush mundim të bënte një verifikim që ky që bëra unë, por shthurin fantazinë që edhe filmave do ua kishin zili. Nuk më intereson se kush arrestohet, shumë mirë që të shkojë para drejtësisë.” tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.002216100692749