INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Surprizë! Britney Spears shtatzënë, e zbulon në mënyrën më të çuditshme!

Surprizë! Britney Spears shtatzënë, e zbulon në mënyrën më të çuditshme!

Publikuar më: 18:29 12-04-2022

Britney Spears është në pritje të fëmijës së tretë.

Ikona e muzikës pop, e cila është e fejuar me Sam Asghari ka zbuluar vet lajmin në Instagram, por në një mënyrë paksa të çuditshme.

Britney kishte postuar një foto me lule rozë (që nuk e kuptojmë çlidhje ka me të qenurit shtatzënë), teksa shkruante një tekst të gjatë duke na treguar bisedën me të fejuarin, Sam Asghari:

Humba kaq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui, vetëm për ta rifituar atë. Mendova … çfarë ndodhi me stomakun tim?

I fejuari i saj u tall duke i thënë se mund të dukej ‘shtatzënë’ nga ushqimet që kishte ngrënë.

Kështu që bëra një test shtatzënie…dhe uh mirë…Unë do të kem një fëmijë…”, tha Spears.

Britney, e cila është nënë e djemve Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline, vazhdoi më tej statusin e saj “Nuk do të dalë aq shumë tashmë”referuar paparacëve.

Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi:

Është e vështirë sepse kur isha shtatzënë kisha depresion perinatal … Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus nuk duhet ta mbajmë më sekret këtë dhimbje”

Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë. Ajo e mbylli statusin e saj me një shënim për fansat ku shkruhej: “Shumë gëzim dhe dashuri!!!”

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771