INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Superklasikja” argjentinase! Përgatituni për ndeshjen me rivalitetin më të madh në historinë e futbollit

“Superklasikja” argjentinase! Përgatituni për ndeshjen me rivalitetin më të madh në historinë e futbollit

Publikuar më: 14:37 10-11-2018

Dy tifozeri të çmendura dhe një rivalitet që vazhdon prej më shumë se 110 vitesh. River Plate përballë Boca Juniors është një nga eventet që revista “The Guardian” e cilëson si një nga 10 eventet që duhet ta shohësh njëherë në jetë. Ndeshja do të përcaktojë një nga fituesit e 59-të të Kupës Libertadores.

Në total do luhen dy ndeshje, e para zhvillohet në ditën e sotme në “Bombonera” , ora 21:00, ndërsa e dyta në “El Monumental” më 24 Nëntor.
Nga “Klasikja” e parë e zhvilluar në 1908-ën, kanë pasuar 367 të tjerë (368 në total) mes ndeshjeve zyrtare dhe miqësoreve

Një finale Libertadores mes Bokas e Riverit gjeneron një entuziazëm më të lartë edhe se finalet e Champions-it. Asnjë event futbollistik në botë, pra, nuk krahasohet me “Superklasiken” argjentinase, jo më kur flitet për një finale të Libertadoresit. Një ide krijohet nga shifrat: 1.080 gazetarët e akredituar nga 150 tabloide të 25 vendeve të botës; do transmetohet në 100 shtete, ndërsa çmimet e biletave të rishitura në internet kanë kapur kuotën e rreth 35.000 eurove.

Një ndeshje që nuk duhet humbur në asnjë mënyrë.

superclassico.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020840167999268