INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ndihmë nuk dua të vdes”, futbollisti brazilian qenka vrarë në sy të familjes dhe nuk u ndihmua nga askush

“Ndihmë nuk dua të vdes”, futbollisti brazilian qenka vrarë në sy të familjes dhe nuk u ndihmua nga askush

Publikuar më: 15:07 10-11-2018

Mediat braziliane vazhdojnë të pasqyrojnë vrasjen makabre të futbollistit Daniel Korrea, të cilit i ishin prerë organet gjenitale dhe ishte hedhur në shkurre.

Një dëshmi e re rreth ngjarjes sjell disa detaje të reja. Futbollisti ishte i ftuar në festën e ditëlindjes të vajzës së biznesmenit, Edison Brites, i cili më pas edhe e vrau, pasi supozohet ta ketë gjetur në shtrat me gruan e tij.

Dëshmitari i ri ka pohuar për policinë se familja e vrasësit e ka telefonuar për t’i kërkuar të thotë të njëjtën histori si Edison Brites përpara policisë.

E vërteta sipas saj është pak më ndryshe. Ajo tha se e ka dëgjuar Danielin duke kërkuar ndihmë: “Dikush të më ndihmojë, nuk dua të vdes. Ndihmë!”, thuhet të këtë bërtitur Korrea teksa ishte tërhequr zvarrë nga shtëpia.

Brites ka pohuar për një televizion brazilian se Korrea kishte tentuar ta dhunonte bashkëshorten e tij dhe hetimet vazhdojnë për këtë ngjarje, që duket më e komplikuar seç mund ta mendojmë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036768913269043