Provat e lira të së Shtunës u karakterizuan nga një dominim i makinave të Mercedes. Valteri Bottas dhe Lewis Hamilton përfunduan të parët në provat e zhvilluara mbrëmjen e djeshme në pistën Interlago të Brazili-t.
Pas tyre, i treti vinte Sebastian Vettel me Ferrarri, Daniel Ricciardo me Red Bull dhe më pas shoku i tij skuadrës Max Verstappen. Ky i fundit dominoi sesionin e parë, por ritmi i makinës Red Bull ra në sesionin e dytë. Në vendin e gjashtë u rendit makina tjetër Ferrari, ajo e Kimi Raikkonen.
Një incident i rëndë ishte dhe ai i Nico Hulkenberg, që detyroi organizatorët të ndërprisnin për 8 minuta provat.