INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Superaksion i RENEA-s/Zbulohet në Elbasan një magazinë me armë të sofistikuara [DETAJE]

Superaksion i RENEA-s/Zbulohet në Elbasan një magazinë me armë të sofistikuara [DETAJE]

Publikuar më: 17:13 09-07-2019

RENEA ka zhvilluar një superoperacion blic pas zgjedhjeve të 30 qershorit në Elbasan. Pikërisht më 1 korrik, pranë rrugës nacionale në Papër, RENEA ka sekuestruar një arsenal armësh të sofistikuara që dyshohet se i përkasin një grupi të strukturuar kriminal

Nga informacionet e para bëhet me dije se arsenali i armëve është gjetur në një magazinë në Papër të Elbasanit.

Deri më tani bëhet me dije se janë gjetur më shumë se 20 lloje armësh të sofistikuara dhe lëndë shpërthyese tritol C4 i paketuar në disa kuti. Grupi hetimor po bën verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse armët e zbuluara janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0042159557342529