INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Altin Qato jo më drejtor i Policisë në Elbasan, ja kush e zëvendëson [EMRI]

Altin Qato jo më drejtor i Policisë në Elbasan, ja kush e zëvendëson [EMRI]

Publikuar më: 17:05 11-04-2019

Largohet nga detyra Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit prej gati dy vitesh. Vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, i cili gjatë qeverisjes Berisha drejtori operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-s, kur u vranë 4 efektivë të policisë në Durrës.

Altin Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit.

Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit. Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547