INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“2000 euro nëse hidhesh në ujë me motor”/ Ministri nxehet me futbollistin: E arrestoj

“2000 euro nëse hidhesh në ujë me motor”/ Ministri nxehet me futbollistin: E arrestoj

Publikuar më: 17:43 09-07-2019

Një bast me një pronar lokali e ka futur në telashe sulmuesin Mario Balotelli. Ky i fundit e kishte sfiduar pronarin e lokalit duke i thënë se do t’i jepte 2000 mijë euro nëse do hidhej me motor në ujë.

Ndryshe nga çfarë kishte parashikuar Balotelli pronari i lokalit është hedhur, duke u bërë i famshëm në rrjetet sociale.

Mirëpo kjo po i kushton jo pak Balotelli-t i cili është nën hetim nga autoritet italiane në Napoli. Policia bashkiake e këtij qyteti e konsideron veprimin si nxitje e kryerjes së krimeve dhe lojrave të fatit.

Gjithsesi një reagim i ashpër për këtë ngjarje ka ardhur edhe nga Mateo Salvini, zëvendës kryeministri Italian që njihet si një tifoz i madh futbolli. Ai është shprehur:

“Nëse do ta kisha në dorë do ta arrestoja menjëherë. Si mund ta hedhësh një motor në det? Kjo është një lojë e një idioti” u shpreh Salvini.

Article Logic
Execution time: 0.0037791728973389