INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Super-Jupiteri''/ Shkencëtarët zbulojnë trupin më të ri dhe më të madh të qiellit

''Super-Jupiteri''/ Shkencëtarët zbulojnë trupin më të ri dhe më të madh të qiellit

Publikuar më: 14:42 28-03-2019

Astronautët kanë studiuar për herë të parë planetin e quajtur ''Super-Jupiteri'', i cili ndodhet 129 vite dritë larg nga toka. ''Super-Jupiteri'' sipas tyre është një planet që nuk i ngjan asnjë tjetëri të studiuar deri më tani në Sistemin tonë Diellor.

Atmosfera e "Super-Jupiterit" përbëhet nga hekuri dhe silikati.

Planeti i njohur si HR8799e, u zbulua për herë të parë në vitin 2010, dhe besohet të jetë më i madhi dhe shumë më i ri se çdo trup qiellor që rrethon Diellin.

Shkencëtarët zakonisht përdorin metoda të tërthorta për të studiuar planetët e tillë për shkak të dritës verbuese të yjeve të tyre.

Megjithatë, astronautët arritën të bënin vëzhgime direkt duke përdorur një teknikë që kombinon dritën nga teleskopët e shumtë.

Kjo metodë, e njohur si interferometria optike, mundësoi që katër teleskopë të punonin si një, duke krijuar një imazh të qartë të Super Jupiterit.

Shkencëtari Sylvestre Lacour nga Observatori i Parisit në Francë tha se planeti lëviz si një top gazi i ndriçuar nga brendësia, me rreze drite të ngrohta që qarkullojnë përmes stuhive me re të errëta.

Lacour ka shpjeguar se vëzhgimet paraqesin "një pamje të një atmosfere dinamike të një planeti gjigant në lindje, duke kaluar nëpër procese komplekse fizike dhe kimike".

Article Logic
Execution time: 0.003180980682373