INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Raporti i parë shkon mos më keq, 22% e adoleshenteve dhunohen fizikisht nga partnerët[VIDEO]

Publikuar më: 14:46 28-03-2019

Dhuna në Shqipëri nuk po kursen as vajzat e reja. Partnerët e tyre i dhunojnë rregullisht. E këtu bëhet fjalë për çiftet e sapo krijuara, pra që në nisje marrëdhëniet e tyre personale shkon mos më keq. Këto të dhëna i ka publikuar Rrjeti Shqiptar i Fuqizimit të Grave ku ka zbuluar se 22% e adoleshenteve deri në 19 vjeç janë dhunuar nga partneri.

Për të arritur në këtë konkulzion rrjeti morrin në studim 1036 djem dhe vajza të moshës 16 deri 19 vjeç. Po u zbulua gjithashtu se djemtë, që janë të ekspozuar ose përjetojnë dhunën në familje kur janë fëmijë ose adoleshentë, kanë tri herë më shumë shanse që të bëhen dhunues kur rriten.

Raporti e quan këtë dukuri “cikël dhune” dhe nga ana tjetër tregon se 43% e të rinjve që kanë qenë viktima të dhunës në familje janë gjithashtu viktima të dhunës nga partnerët e tyre, pra e pranojnë atë dhe nuk e denoncojë, ndërsa vetëm 16% e atyre që nuk kanë përjetuar dhunë në familje, bien pre e dhunës nga partneri.
89% e vajzave dhe djemve të anketuara besojnë se dhuna është një “çështje serioze në komunitetin e tyre” dhe gati 40% e tyre njohin një femër që ka qenë viktimë e dhunës. Po adoleshentët përballen dhe me dhunë psikologjike, rreth 38% e pohojnë se partnerët ju bërtasin apo ofendojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0035068988800049