INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zjarr i frikshëm/ Njerëzit varen me litar e hidhen nga dritaret për të shpëtuar [VIDEO]

Publikuar më: 14:17 28-03-2019

Një zjarr i frikshëm ka shpërthyer në një bllok zyrash në Dhaka të Bangladeshit, duke i marrë jetën të paktën pesë personave.

Pamjet e publikuara nga mediat ndërkombëtare tregojnë tmerrin që kanë përjetuar qindra të tjerë, të cilët janë mbërthyer nga frika për jetën e tyre, teksa ishin të bllokuar mes flakëve dhe tymit.

Të zënë në panik, shumë kanë zgjedhur të hidhen nga dritaret e godinës 19-katëshe, ndërsa të tjerë janë fotografuar teksa varen me litar për t’i shpëtuar flakëve.

Fatkeqësitë e zjarrit godasin rregullisht qytetin e madh të Bangladeshit ku standardet e sigurisë janë të dobëta. Një zjarr i madh në lagjen e vjetër të Dhaka më 21 shkurt vrau të paktën 70 vetë dhe plagosi 50 të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0037569999694824