INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmit të Ilda Bejlerit, Enkeleda Zeko i përgjigjet kështu [VIDEO]

Sulmit të Ilda Bejlerit, Enkeleda Zeko i përgjigjet kështu [VIDEO]

Publikuar më: 17:43 12-03-2017

Për herë të parë reagon gazetarja sportive!

E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun", Enkeleida Zeko ka folur edhe për komentet e prezantueses Ilda Bejleri. Ndërsa Arjola e ka pyetur se përse vendosi të mos jap asnjë deklaratë në lidhje më këtë çështje, Zeko pranon:
“Nuk e ndoqa intervistën, por e mësova nga telefonatat e të tjerëve. Më kontaktuan shumë portale për të marr atë lajmin që do donin që ta kishin, mëse e natyrshme. Nuk preferova të jap një koment, mu duk e më e drejtë. Dhe do ta them, për një moment mendova ta bëj si Kryeministri: “Nuk i komentoj komentet!”, e mua nuk më pëlqen që ta komentojë këtë gjë, nuk më duket se meriton një përgjigje nga unë!”

Po vet Enkeleida e sheh veten si “model të vjetër” gazetarie? 

“Unë se kuptoj as si term se çfarë do të thotë. Unë as kolegët më me eksperiencë sesa unë nuk i shoh si model të vjetër. Gjithmonë ke diçka se çfarë të marrësh nga ta, gjithmonë duhet të kesh respekt për ta. Fakti që emisioni im është ndër emisionet më të ndjekur sportive do të thotë se unë kam një model shumë bashkëkohor gazetarie, madje edhe më të sukseshëm sesa disa të tjerë që mund ta mendojnë veten më të rinj sesa unë.”
Duke vënë në pah se ajo është vet autorë dhe producente e emisionit të saj dhe jo thjesht një prezantuese, Zeko shton:
“Nuk dua të bëj krahasime. Unë jam prodhuese programesh, në raport me të tjera që mund të drejtojnë apo të bejnë programet e të tjerëve, apo projekte te televizioneve.”
Ndiqni deklaratën e plotë të Enkeleida Zekos në linkun e mëposhtëm (Min 14:00):

Article Logic
Execution time: 0.0041007995605469